Maqedoni, “rindizet” debati për çështjen e gjuhës shqipe

UntitledNjohësit e çështjeve politike në Maqedoni thonë se zotimi i liderit të partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti, se do të angazhohet që të përmbyllet përfundimisht çështja e gjuhës shqipe, nuk është asgjë tjetër përpos mungesë ideje për të zgjidhur problemet me të cilat përballen shqiptarët.

Ata thonë se Ahmeti “ka harruar se pikërisht kjo parti ka qenë në pushtet për 14 vite, por asgjë nuk është zgjidhur”.

Lideri i BDI-së, Ahmeti, tha gjithashtu se do të bëjë që “gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë”.

“Mos pasja e ndonjë alternative zgjedhore e detyron Bashkimin Demokratik të kthehet në tema të cilat është dashur të zgjidhen që para 15 vitesh, si obligim që buron nga Marrëveshja kornizë e Ohrit”, thonë analistët.

Selim Ibrahimi, Drejtor i Qendrës për Studime te Sigurisë, thotë se “Fokusimi i partisë shqiptare në pushtet në çështjen e gjuhës ka për qëllim që të dëmtojë opozitën shqiptare, që si shtyllë bazë ka synimin e zgjidhjes së kësaj çështje”.

Gjatë ditës së diel, lideri i BDI, Ali Ahmeti, në shpalosjen e platformës së partisë ka theksuar pesë pikat kyçe të saj, në mesin e të cilave; mandati i përhershëm i prokurorisë speciale publike, barazi të plotë ekonomike, vendimmarrje konsensuale, angazhim për integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe njëherësh duke u fokusuar në çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare, sigurisht që duhet të përmbyllet, e tërë procesi i marrëveshjes paqësore të Ohrit .Marrëveshja paqësore e Ohrit dhe kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e definon qartë gjuhën shqipe, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% të popullatës, e cila gjithashtu është gjuhë zyrtare”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Por, Dervish Alimi, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës në departamentin e gjuhëve, thotë se moszgjidhja e statusit të gjuhës shqipe edhe 15 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit krijon barriera të mëdha sa i përket avancimit pikërisht të administratorëve të rinj shqiptarë, të cilët janë të punësuar qoftë në institucionet e pushtetit lokal apo atij qendror.

Në Kushtetutën e Maqedonisë nuk është përcaktuar qartë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, por ajo përkufizohet si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e shtetasve në Maqedoni. Në nenin 7 të kushtetutës thuhet: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e shtetasve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare”.

Ky përkufizim krijon hapësirë për interpretime të ndryshme, pasi në vazhdim të nenit 7 ajo përkufizohet si zyrtare, vetëm se në njësitë e pushtetit lokal, ku pjesëtarët e bashkësive etnike që janë mbi 20 për qind do të mund të përdorin gjuhën e tyre në komunë, si dhe në komunikimin me pushtetin qendror.(REL)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Shqiptaret fatezi te Maqedonise sa here kure organizohen zgjedhje kenaqen ,kenaqen e shkrihen.
    Muzike me lodra e me zurle,flamij,zbukurime ardhje shkuarje te princave te partive premtime humoristike,peralla fantastike,caj falas,e ndoshta edhe ndonje kifle e per ata me te varferit edhe 500 denare per votues aq sa e ka vleresu komisioni partiak cmimin e votes.Dhe keshtu si te hipnotizuar kenaqen duke be kalkulime se ndoshta edhe keta mos do te punesohen ne ate fabriken ne Shtip apo do te ju ndihmoj BDI ja te punesojne ndonje nga femijet e papune aty te fabrika e posa hapur e Kriva Pallankes,e po nuk ka thene populli kote hulaja eshte shkopi qe e mbane fukarane.Dhe keshtu zgjedhjet kalojne,votuesit fillojne te zgjohen rezulltatet konfirmohen koalicionet formohen dhe me ne fund SERVILIZMI fillon dhe perseri shqiptaret fillojn te thone: Ah be nenen Thacit ja cifsha,a be motren Ali Ametit ja bofsha ah be si u bona budall e va dhash votat ataijne pederave te e dijt se kush jon e xhit jon.
    E po ama skije xhi bon ,SE BUDALLA OSHT PERHER BUDALLE ashtau e boni zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...