Manjani: Përmbarimi s`do bllokojë më shtëpitë e qytetarëve për boxhet e ndërtuesve

4
Kliko per me shume info

manjani16Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një dalje para mediave të premten, njoftoi se ka nxjerrë një udhëzim në bazë të të cilit “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur”.

“Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para’ për të blerë një banesë”, theksoi ministri i Drejtesise.

Kliko per me shume info

Ai sqaroi se përmbarimi ka ende fuqi të plotë ligjore që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë derdhur djersë për të blerë shtëpitë.

“Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër”, shtoi Manjani.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here