Refuzoi kontrollin dhe dhunoi policët, pranga numëruesit të KZAZ Malësi e Madhe

Aktualitet

policia-shkoderNga  shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit  Emirjon Hasaj, 26 vjeç, banues në Malësi e Madhe.Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek dera hyrëse në KZAZ_nr 1, në Koplik, Malësi e Madhe , ky shtetas, i cili ishte dhe numërues në KZAZ, nuk ka pranuar që punonjësit e Policisë të kryenin kontrollin fizik te tij, ku për pasojë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë që kryenin detyrën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Goditjet për shkak të detyrës”, “Fyerja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

ME TE LEXUARAT