‘’Makth’’ për policinë gjermane, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

untitledArrestohet një një 42-vjeçar shqiptar nga policia gjermane teksa dyshohet se ka qenë autori i plot 140 vjedhje, duke u kthyer makth për Gjermaninë veriperëndimore. Mësohet nga Bild’, se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për disa vjedhje në Delmenhorst, Bremen dhe zonën përreth, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe katër bashkëpunëtorë tjerë të moshave 41, 51, 52 dhe 54-vjeç.

“Është ngritur një komision emergjent në prokurorinë e Bremenit dhe Saksoninë e Poshtme”, thuhej në raportin policor. Ndërkohë, shqiptari është arrestuar në flagrancë në fillim të muajit nëntor në rrugën ‘Recklinghauser’. Tashmë ai ndodhet në paraburgim dhe pret daljen para togave të zeza, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë të lirë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...