Makinës së nëndrejtorit të ALUIZNI-t iu vu 50 gr tritol artizanal, ekspertiza zbulon të tjera detaje

Aktualitet

nendrejtori-2016Zbardhen detaje ty reja nga shpërthimi me tritol dje në automjetin e Shpërthimi tritolit në makinën e nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, u hetua nga ekspertiza ditën e sotme duke nxjerrë të tjera detaje. MËsohet nga grupi hetimor i çështjes, se në mjet janë vendosur 50 gram tritol artizanal.Ndërkohë, të njëjtat burime theksojnë se dyshohet se autorë të këtij atentati kanë qenë dy persona, ndërsa tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Po ashtu, burime nga policia bënë me dije se kjo ngjarje ishte kërcënim ndaj Aleksit. Ngjarja ndodhi në sheshin “Taulantia” të qytetit bregdetar, rreth orës 18:15, ku pas shpërthimit, mjeti fuoristradë “Land Rover” me targa AA 780 OL është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, pasi makina në pronësi të shtetasit A.S, por që përdorej nga Aleksi, ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur pas ndonjë konflikt i mundshëm që Aleksi mund të ketë pasur me persona të tjerë, ose për shkak të detyrës.

ME TE LEXUARAT