Nga një mjet për cdo ditë të javës, këto janë super-makinat e futbollistit të Man.City

sterling-makinatKa qenë një nga lojtarët më në formë të Manchester City-it të Pep Guardiola-s, por që nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit në shtatë ndeshjet e fundit. Raheem Sterling është golashënuesi më i mirë i “Cititzens” në Premier League, pas Sergio Aguero, me katër gola.

I transferuar te City në verën e 2015-ës, falë shifrës rekord prej 68 milionë eurosh, 22-vjeçari konsiderohet si një nga pikat më të forta të ekipit: në fushë… dhe jashtë. Përveç golave dhe momenteve magjike që dhuron në fushë, ish-sulmuesi i Liverpool njihet edhe për pasionin e tij për makinat: një sëmundje e vërtetë, që duket se nuk ka asnjë ilaç.

Falë llogarisë së majme bankare (fiton 10 milionë euro në vit), Sterling ka përfunduar në faqet e para të gazetave angleze për faktin se shkon në stërvitje me një makinë të ndryshme çdo ditë. Në pritje për të përqafuar fëmijën e tij të dytë dhe ndoshta për të marrë ndonjë makinë më pak sportive dhe më shumë “familjare”, Sterling është parë të hënën e kaluar, në hyrjen e qendrës stërvitore të “Citizens”, në timon të një Audi Q7 me vlerë 64.000 euro. Në dy ditët pasuese, lojtari i Guardiola-s ka shkuar në stërvitje me dy Audi të tjerë (S6 me vlerë 61.800 dhe një model “Sportback”). Me afrimin e fundjavës, Sterling ka nxjerrë në rrugë disa pjesë akoma më të çmuara të koleksionit të tij. Nga bokset e sulmuesit, në fakt, kanë dalë një Bentley GTX 700-4 (561 mijë euro), një Mercedes fuoristradë dhe një Range Rover Sport me vlerë 67.000 euro. Pasi ka udhëtuar çdo ditë me një mainë luksi të ndryshme, të dielën Stergling ka zgjedhur një mjet më pak të komplikuar: një Smart, natyrisht me një pamje “total black”, siç janë pothuajse të gjitha makinat e garazhit të tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Forma bombastike dhe seksi, Kylie Jenner tregon më shumë seç duhet(Foto)

E vogla e Kardashian- Jenner ‘’shpërthen’’ së fundmi. Në një natë romantike ...