E përdorur…por kjo super-makinë shitet për 10 mln dollarë

makina-perdorurU shit me një çek prej vetëm 10 milionë dollarësh (9,41 milionë euro) një nga shtatë modelet “Koenigsegg One:1” që ka vendosur rekordin e veturës më të shtrenjtë të përdorur. Kjo shitje, sikurse mund të kuptohet lehtësisht, është një marrëveshje mes privatësh, por informacioni ka dalë nga një person i ngarkuar me mirëmbajtjen e veturës.

Por blerja e një super veture të prodhuar në një seri të limituar si “One:1”, nga e cila janë shitur gjashtë ekzemplarë për 2,85 milionë dollarë, ndërsa ekzemplari i shtatë ka mbetur në pronësi të vetë kompanisë prodhuese, është gjithnjë një pazar i mirë. Kjo super veturë, që ka përfunduar në një garazh shumë të sigurt në një zonë që nuk dihet në SHBA, mban numrin 106 dhe është në ngjyrë të bardhë.

E prezantuar në vitin 2014, “One:1” është një veturë ekstreme, me një motor V8 prej pesë litrash dhe çliron 1 360 kuaj fuqi, ka 7 500 xhiro dhe një fuqi tërheqëse prej 1 371 njuton për metër. Shpejtësia është e jashtëzakonshme, arrin 0-400 kilometra në orë për 20 sekonda. Për sa i përket informacioneve për shpejtësinë 0-100 apo 0-200 kilometra në orë kompania suedeze nuk e ul veten të merret me këto shifra.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

karikues-iphone

Kujdes! Ja cfarë rreziku sjellin karikuesit e falsifikuar

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar përdoruesit për rreziqet potenciale që vijnë nga karikuesit ...