Makina merr flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton shoferi

Kliko per me shume info

makina-zjarrNjë makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës ndërkohë që ishte në ecje e sipër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18:30 në zonën e Sukthit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Mjeti tip “Smart” me targa AA 619 LX, ishte në pronësi të shtetasit D.P., 33 vjeç, banues në Tiranë. Drejtuesi i mjetit për fat doli në kohë nga makina duke shpëtuar pa lëndime.
Më pas u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur pas në shkëndije elektrike në motor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here