Mbaron peshimi i drogës në Rreshen, emrat e 22 te arrestuarve, pronari 4.2 ton drogë në arrati

Perfundoi peshimi i bimes narkotike te kapur ne Rreshen. Policia informoi ne oret e mbremjes se në vijim të operacionit policor anti-cannabis “Befasia” të nisur dje në Rrëshen -Mirditë, nga Drejtoria Vendore e Policise Lezhë në bashkëpunim me Policinë e Rrëshenit dhe FNSh, ku u arrestuan 22 shtetas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas dhe u shpall në kërkim pronari i magazines, para pak minutash ka përfunduar peshimi total i sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar.

Nga peshimi rezultoi se në magazinë kishte 4238 kg bimë narkotike cannabis – sattiva në proces tharje e përpunimi. Sasia bimore narkotike e sekuestruar është magazinuar. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.
111Policia e Shtetit jep detaje per aksionin antidroge ne Mirdite.

Finalizohet operacioni i radhes i koduar “BEFASIA”

Konstatohet një magazinë si ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike

Arrestohen në flagrancë 22 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 9 shtetas të tjerë

Shpallet në kërkim pronari i magazines.
Policia tha se më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.SH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “BEFASIA ”

Si rezultat i tij , u arrestuan në flagrancë shtetasit :

1-Altin Ndoj(Cordeanu) , 32 vjeç, banues në Kurbin

2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje

3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë

4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster

5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë

6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë

7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë

8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë

9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin

10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë

11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin

12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë

13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë

14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë

15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin

16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë

17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë

18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë

19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë

20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë

21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje

22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë

U bë shpallja në kërkim dhe punohet pë kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë

2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë

3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë

4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë

5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë

6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë

7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë

8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë

9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R. tek ish Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.

Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mësipërm.

Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/2 e 333/a të Kodit Penal

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...