Dy mijë lekë dita e punës në magazinën me 4.2 ton kanabis, policia: S`kishte shtatzëna

111Mbrëmjen e djeshme Policia e Lezhës ka sqaruar se lënda narkotike e sekuestruar dy ditë më parë në një magazinë në qytetin e Rrëshenit ka qenë mbi 4.2 ton.

Saktësimi i sasisë së drogës u bë i ditur pas peshimit të lëndës narkotike proçes ky që zgjati dy ditë.

Policia ka thënë se nga hetimet e deritanishme rezulton se përsonat të cilët u kapen në flagrancë, duke punuar brenda laboratorit të droges ishin të gjithë të punësuar prej të pakten një muaj.

Grupi hetimor ndërkohë po vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen dhe sipas dëshmive që kanë dhënë para grupit hetimor ato mësohet të kenë rrëfyes se pagusheshin me nga 2 mijë lek të reja në ditë.

Nga ana tjetër lajmi publikuar në disa media se brenda magazines punonin dhe gra shtatzëna është mohuar nga Policia e Lezhës.

Policia ka thënë se nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmet e pronarit të magazines shtetasit Kastriot Reçi, ndërkohë që është bërë e ditur se po punohet intensivisht për arrestimin e tij.

Lexoni edhe: Mbaron peshimi i drogës në Rreshen, emrat e 22 te arrestuarve, pronari 4.2 ton drogë në arrati

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...