Policia zbulon dy magazina në Gjirokastër, gjenden armë e drogë

Aktualitet

polici gjirokasPolicia e Shtetit ka kryer dy operacione të ndara në Gjirokastër, ku ka zbuluar plot 85 kg kanabis sativa, ka sekuestruar armë dhe municione, si edhe ka shpallur në kërkim tre shtetas.

Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë” ku u gjeten në një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.

Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thase me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit A.P dhe M.O nga fshati Izvor.

Një sasi e lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve si dhe për kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT