Manchester United synon ti rrëmbejë yjet Atletico Madridit

Sport

atleticooTrajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është duke përgatitur një plan që t’ia merr Atletico Madridit, tre yjet e saj.

Sipas mediave angleze, klubi nga “Old Traffordi” është i interesuar për Yannick Ferreira Carrasco, Jose Gimenez dhe Antonio Griezamnn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Griezmann edhe në tregun e kaluar ka qenë i lidhur me kalimin tek “Djajtë e Kuq”, por francezi vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrës madrilene.

Mirëpo, verën që vjen Griezmann bashkë me dy bashkëlojtarët e tij, Carrasco e Gimenez mund të transferohen tek Unitedi.

Raportohet se United është duke përgatitur një plan për të blerë treshen e skuadrës nga “Vicente Calderone”, treshe kjo që admirohet nga Mourinho.

ME TE LEXUARAT