Lushnjari përdhunon ish-të dashurën pasi e priti që të dilte nga universiteti

3
Kliko per me shume info

perdhunimiNjë 26-vjeçar nga Lushnja është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.

Olsi D., ishte ndarë prej pak kohësh nga e dashura e tij, por duket se vendimi nuk është pritur mirë prej tij.
Pak ditë më parë, i ka dalë para tek universiteti i Elbasanit dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e ish-të dashurës duke e goditur me grushte, shkruan “Express”.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 tetor, por vajza 21-vjeçare I.H., nga Lushnja ka bërë denoncimin vetëm dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here