Kreu i bandës së Durrësit kërkon lirimin nga burgu, ja arsyeja që ka

lulzim-berishaKreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kërkon lirimin e tij nga burgu, pasi pretendon se është i sëmurë rëndë.

Kërkesa është depozituar nga avokati mbrojtës në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrës.

Avokati i Berishës shprehet se klienti i tij, i cili prej 10 vitesh qëndron në qeli, në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale kërkon lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Seanca e planifikuar për dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, u shty, pasi në të nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës.

Ka qenë trupi gjykues që njoftoi se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë është në burg. Ai u dënua me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...