Luks i shfrenuar me pasuritë e vendit, sekuestrohen makinat e djalit të Presidentit

makinat-sekuestruaraNjë prokurori në Zvicër ka lëshuar urdhër për të sekuestruar disa makina luksoze që i përkasin presidentit të Guinesë Ekuatoriale, që ata po e hetojnë për korrupsion.
Teodorin Obiang Nguema, djali i presidentit të vendit, është akuzuar për pastrim parash.

11 super-makina janë sekuestruar nga autoritetet, mes tyre “Porsche” e “Bugatti”.

Porsche u shit për 830,000 dollarë, ndërsa Bugatti Veyron u shitet për 2 milion usd.

I akuzuari do dalë në gjyq vitin e ardhshëm edhe në Francë për akuza të ngjashme, të cilat ai i mohon.

Prokurorët thonë se ai ka plaçkitur pasurinë e vendit të tij siguruar nga nafta, për të blerë sende luksi, duke përfshirë edhe një avion privat dhe relike të Michael Jackson.

Guinea Ekuatoriale është një vend i vogël në bregun perëndimor të Afrikës. Presidenti i saj, Teodoro Obiang Nguema, është lideri që ka qëndruar më gjatë duke i shërbyer Afrikës, teksa mësohet se ka marrë pushtetin në vitin 1979.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

raketa

Ukraina nis provat raketore

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, derisa Rusia ka ...