“LSI në koalicion me PS edhe në 2017-ën, PD nuk është gati”

gjovalinDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, është i bindur për vijimësinë e koalicionit me PS edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në intervistën e mbrëmjes për Ora News, Kadeli deklaroi se e majta do të rikonfirmohet për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti i LSI renditi arsyet se pse nuk mund të ketë një ribashkim të LSI me PD, duke deklaruar se opozita nuk është e gatshme për të marrë frerët e drejtimit të vendit.

Zgjedhjet 2017 do humben nga PD?

Kadeli: Nuk mund të humben zgjedhjet nga PD por do të fitohen nga e majta.

Nënkuptoni vazhdimësinë e koalicionit?

Kadeli: Mendoj se po. Jam i bindur se kjo mazhorancë ëhstë në sensin e duhur.Përpara se të ndryshojnë marrëveshjet mes PS dhe LSI, të dyja subjektet politike kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë në këtë situatë parazgjedhore.LSI është në fushatë zgjedhore, me datë 6 mbledh Konventën për të zgjedhë organet drejtuese të partisë.Pasi të mbarojnë zgjedhjet mund të ketë nevojë për ripërcaktim të strategjisë politike për të ardhmen por kjo nuk nënkupton prishjen e koalicionit me PS.

Ribashkim me PD?

Kadeli: Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët.Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kermave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat. Unë jam dëshmitar i një praktike të tillë dhe ne kemi qenë në Shkodër në përmbytjet para shumë viteve me premtime të mëdha që akoma si kemi realizuar dot për shkak se buxheti është i vogël.Kjo praktikë e të bërit opozitë duhet të ndryshojë. Duhet kuptuar që me marrjen e një mandati qeverisës duhet lënë që ai mandat të ushtrohet, të mos i bëhen pengesa duke u bërë dhe gazi i botës përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Kliko per me shume info

One comment

  1. Mallkuar qofte aleanca e PD me plehrat e LSI..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...