Duket se fluturimet low-cost do te hyjne edhe ne Shqiperi.
Ministria e Transporteve nënshkroi nje memorandum bashkëpunimi Shqipëri-Hungari, që i hap rrugë fillimit të fluturimeve të kompanisë low cost “Wizzair,” në prill të 2017-ës.
Dokumenti u siglua në Budapest nga ministrat e transporteve, Sokol Dervishaj dhe Miklos Seztak.
Zyrtarët e dy qeverive vlerësuan se marrëveshja për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas është zhvillim shumë pozitiv për turizmin e zhvillimet tregtare.