Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA shpërndan një mesazh të rëndësishëm

ambasada-shbaAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë paralajmëron qytetarët të cilët kanë aplikuar për lotarinë amerikane, që të mos bien pre e mashtruesve.

Ky duket te jete nje paralajmerim i perseritur me qellim shmangien e mashtrimeve. Ambasada e ka ilustruar mesazhin përmes disa karikaturave, ku një person, në rolin e sekserit ofrohet si garant për të shpallur fitues të lotarisë një qytetare.

Jo rastësisht, ambasada e SHBA ka zgjedhur Korçën për të përcjellë këtë mesazh, i cili është qyteti me numrin më të madh të fituesve të lotarisë.

“Sa më pëlqen Korça! Jam kënaqur gjatë vizitës që Kenny dhe unë bëmë javën e kaluar – madje, siç e shihni më poshtë, mbaruam edhe disa punë konsullore gjatë fundjavës. Dhe shihni se si Kenny trembi një mashtrues vizash!

Si zakonisht, me kënaqësi do të lexoj pyetjet tuaja për vizat dhe çështje të tjera; tani jam ulur në tavolinën time dhe jam gati t’ju përgjigjem sot nga ora 14:00- 16:30 dhe përgjatë javës sipas kohës që do të kem në dispozicion. Ju lutem pëlqejeni dhe shpërndajeni këtë postim nëse aventurat e mia po ju zbavisin!”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. Eshte shqiperia vend shume here me mire

    Eshte shqiperia vend shume here me mire se Amerika. ne Amerike duhet te pihen ilace stresi eahte nje tmerr i vretet Rofte Shqiperia ne amerike vetem po te me dergojen me dhune vete .

  2. Ne Amerik ishim kaluam gjysmen e jetes aty dhe u kthyem, mos i jepni shum rendesi vetes se jeta nuk jan parat porn njerezit dhe dashuria familjare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...