Lorik Cana merr lajmin e hidhur, humb njeriun e dashur të zemrës

lorik-canaLorik Cana ka marr një lajm të hidhur ditën e sotme.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka humbur njeriun më të dashur që është ndarë nga jeta.

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të gjatë gjyshi i Lorik Canës, Gani Vula. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi.

Vula ka qenë ish delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut .

Ai për kontributin e tij si Delegat i Kuvendit të Kosovës ishte dekoruar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova me Medaljen e Artë të Pavarësise.

Njoftohet se ceremonia e varrimit i të ndjerit bëhet nesër (e Premte 25 Nëntor) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në lagjën Arbëria në ora 14:00.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

armando-sadiku

Sulmuesi i kombëtares rikthehet pas tre muajsh tek goli

Pas tre muajsh larg te shenuarit, Armando Sadiku rikthehet tek goli në ...