Lori Hoxha shokon, propozon për martesë këngëtarin(Foto)

Showbiz

UntitledKa qenë një darkë mjaft e këndshme ajo e djeshmja në “Altar” ku është paraqitur koleksioni më i ri i stilistit Valdrin Sahiti.

Siç është bërë më parë e njohur kudo në media, Valdrini kishte vendosur që këtë herë të mblidhte në një darkë private mikeshat dhe bashkëpuntoret e tij më të mira, vajza të famshme të botës së artit dhe biznesit në Shqipëri e Kosovë.

Mirëpo, darka nuk ka qenë aq private pasi të gjithë të pranishmit kanë shpërndarë fotografi dhe video nga ky event në rrjetet e tyre sociale, duke i dhënë kënaqësi të gjithë ndjekësve të ndjehen pjesë e kësaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të kënduar kanë qenë të ftuar dy këngëtarë të Threedots, Klajdi Haruni dhe Bruno, të cilët e kanë mbajtur atmosferën shumë të gjallë deri në orët e para të mëngjesit. Por pjesa më e bukur e mbrëmjes ka qenë kur Bruno ka kënduar duke iu afruar Lori Hoxhës, kjo e fundit e emocionuar nga zëri dhe ëmbëlsia e Brunos, i ka thënë spontanisht: “Do martohesh me mua?” . Sigurisht ky moment gazmor ka bërë që të gjitha vajzat në tavolinë të qeshin ndërkohë që aty është afruar këngëtarja Elvana Gjata duke thënë se ajo është ‘nuni’.Pra, darka gati, fustanet nga Valdrin Sahiti, muzika nga Threedots dhe një kumbarë si Elvana Gjata, epo… të trashëgohet çifti!/lajmi.net/

ME TE LEXUARAT