Tentojnë të grabisin lokalin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Aktualitet

tirane-policiaDy të rinj të identifikuar si Albertino Keli, 20-vjeç dhe Klajdjo Samarxhiu, 24-vjeç, banues në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se tentuan të grabisnin një loto sport te “Unaza e Re”.

“Ata u arrestuan nga efektivët e komisariatit numër 6, pasi në vendin e njohur si ‘Unaza e Re’ në rrugën ‘Aleksandri i Madh’, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë tentuar të vjedhin lokalin ‘Loto Sport’, në pronësi të K.K., 29-vjeç, banues po në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT