VIDEO/ Të shtëna me armë në lokal tek “Unaza e Re”, terrorizohen qytetarët

Aktualitet

Pa kaluar shumë kohë nga plagosja në Tiranë në mes të një lokali, një tjetër rast ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Jetaoshqef ka siguruar pamjet e një aksioni policor në një lokal tek “Unaza e Re”, Astiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dëshmitarëve bëhet me dije se ka qenë një aksion policor ndaj një personi të shpallur në kërkim për vjedhje. Por, arrestimi i tij në një ambient publik dhe në një orar ku njerëzit janë të shumtë, mesa duket ka terrorizuar banorët dhe klientët tek lokali.

Sipas dëshmitarit që ka parë ngjarjen, policët nuk ishin të veshur me uniformë dhe të shtënat kanë ardhur pasi i riu që po arrestohej ka bërë rezistencë ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT