Lojrat e fatit, 6 deputetë pr/ligj për shtyrjen e zbatimit të ligjit për dy vjet

kazino2014Gjashtë deputetë të mazhorancës kanë kërkuar shtyrjen me dy vjet të afatit të përmbushjes së kërkesave ligjore të ligjit “Për lojrat e fatit”, nga kompanitë që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor, konkretisht deri në fundt të 2018-s.

Deputetët Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini parashtrojnë argumentat e tyre lidhur me këtë kërkesë. Sipas tyre, bizneset që ushtrojnë aktivitetin në baste sportive kanë detyrimin e zbatimit të distancave. Por, kjo, thuhet në relacion, nuk ka qenë e mundur pasi kontratat e qiradhënies kanë qenë më afatgjata sesa afati që parashikon ligji që është fundi i këtij viti.

“Përveç efekteve negative në buxhetin e shtetit, moszgjatja e afatit mund të sjellë për pasojë edhe zhvendosjen e këtyre investimeve jashtë territorit të Shqipërisë, pasi mos ekzistenca në këto momente e strukturave hoteliere, nuk lejon zhvillimin e këtyre lojrave. Eksperienca e vendeve të tjera europiane ka treguar mungesa në treg e këtij lloj biznesi hap rrugën e informalitetit. Për sa u parashtrua më sipër, duke marrë shkas nga kërkesat e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e lojrave të fatit, propozohet të shtyhet me dy vjet afati i përmbushjes së kërkesave të ligjit 155/2015 deri në datën 31 dhjetor 2018”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Kuvendi i Shqipërisë, në datë 21.12.2015, ka miratuar ligjin nr.155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në datë 6 shkurt 2016. Ky ligj përcakton kategoritë e lojrave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbiqurjen e veprimtarisë në fushën e lojrave të fatit.

Ndër kategoritë e lojrave të fatit që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen bazuar në këtë ligj janë edhe “Kazinotë”, “Lotaria kombëtare”, “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”. Ligji në dispozitat e tij kalimtare, njeh të drejtën e organizatorëve të kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilat janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 dhjetor 2016.ata

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...