Llogaritjet shokojnë Italinë, tërmetet kanë ulur me 75 cm nivelin e tokës

termeti-italiaaTërmeti i fuqishëm i gushtit në Itali ishte një tragjedi për këtë vend. Që nga ai muaj, tërmetet në Italinë Qëndrore sa vinë e po shtohen. Së fundmi, tërmeti i 30 tetorit mësohet të ketë shkaktuar një ulje me 75 cm të nivelit të tokës. Kjo bëhet me dije nga specialistët e Institutit Italian të Sizmologjisë duke shtuar se llogaritjet è tyre janë kryer me anë të matjeve satelitare bazuar në teknikën SAR.

Po ashtu, raportimet tregojnë se lëkundjet nuk kanë ndaluar në këtë zonë, duke u regjistruar 107 lëkundje të tjera tërmeti të shkallës 2-3 Richter në territorin e Rietit, Ascoli Piceno, Macerata etj.
Me kërkesë të banorëve të zonës të cilët nuk duan të braktisin vendbanimin e tyre , kanë mbërritur ne mëngjesin e sotëm në komunën e Norcias tendat për të strehuar përkohësisht familjet e mbetur pa strehë apo me shtëpi të deklaruara jo të sigurta për të banuar për shkak të dëmeve të tërmetit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...