Lladrovci, ish-anëtarëve të Vetëvendosjes: S`jeni nga ata që sulmoni institucionet

Kosovë&Rajon

lladrovciKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, ka thënë se ndihet i nderuar që sot anëtarë të degës së Vetëvendosjes në këtë qytet i janë bashkuar PDK-së.

Ai ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes në Drenas janë vëllezër dhe miq të tij. Ai ka thënë se ata ju bashkuan Vetëvendosjes se besuan në vizionin e saj që ishte bashkimi kombëtar, por që tash ka ndryshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vetëvendosje dikur kishte një vizion por ju e keni kuptuar se ky vizon ka ndryshuar dhe se ju nuk jeni ata që i gjuani policët tonë, që gjuani gazlotsjellës në Kuvend dhe që sulmon objektet e institucioneve me armë”.

“Ju i bashkoheni vizonit të PDK-së, vizonit emblematik të UÇK-së dhe ndërtimit të shtetit ligjor”, ka thënë Lladrovci, transmeton lajmi.net.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që për disa pakënaqësi janë larguar nga PDK të kthehen.

Lladrovci ka thënë se do të sjellë një investitor zviceran që do të hapen 300 vende pune

ME TE LEXUARAT