EMRI/ Arrestohet i riu në Tiranë, ja lista e vjedhjeve në kryeqytet

Kliko per me shume info

tirane-policiaNjë 31-vjecar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Efektivët e komisariatit nr 2 në Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Fatjon Tafmizi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Shitje të lëndëve narkotike”.

Kliko per me shume info

Ky shtetas dyshohet, se në rrugën “Merdar Shtylla”, ka tentuar të vjedhë një cantë me një shumë monetare, në brendësi të mjetit të shtetasit E. B.

Shtetasi Fatjon Tafmizi, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të tjera, më konkretisht:

1. Më datë 29.07.2016, në bulevardin “Bajram Curri”, ka vjedhur laptopin, në mjetin tip “Peugeot”, në pronësi të shtetasit H. T., ku ka vjedhur laptopin.

2. Më datë 22.09.2016, në rrugën “Vangjush Furrxhi”, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit K. P.

3. Më datë 29.09.2016, në rrugën “Bilal Golemi”, ka vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e timonit, të mjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F. I. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë, për “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here