Lirohet vajza që i hodhi Ministres salcë në kokë, LP: Ti urojmë suksese në jetë!

mirela-rukoEshtë lënë e lirë dhjetë orë pas shoqërimit në Komisariatin nr 1 në Tiranë Mirela Ruko, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin e cila sulmoi me salcë në kokë ministren e Arsimit.
Lajmi është bërë me dije edhe nga vetë lëvizja për universitetin me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Kjo lëvizje, në postime të tjera ka reaguar përsëri duke thënë se ka ardhur koha që Ministres së Arsimit ti urohet “suksese në jetë”.

Lirimi i aktivistes
Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.
Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!
Reagimi
“… Mitet po thyen, reklamat po bien. Dhe kjo normalisht që iu shkakton gjendje paniku të ngjashmëve të Nikollës. Po hak e kanë! Madje kjo është fare pak, karshi panikut e ankthit që iu shkaktuan mijëra maturantëve.
Nga ana tjetër ka një prirje në media për të argumentuar aksionin si dëshpërim privat të Mirelës, kur në të vërtetë Mirela është një ndër qindra mijëra studentët që po e pësojnë nga reforma klienteliste në arsimin e lartë, dhe reformat e tjera privatizuese në shoqëri. Ah, çmenduri do ishte sikur qindra e mijëra studentë të mblidheshin e t’i hidhnin që të gjithë salcë në kokë znj. Nikolla! Nga ana tjetër, ajo që mund të trajtohet si e veçantë e Mirelës është vetëm guximi i saj shembullor, guxim që nuk mund të jetë veçse frymëzim për bashkëmoshatarët e saj studentë, apo studentë që shfrytëzohen në callcentera, frymëzim edhe për punëtorët e punëtoret, si mijëra gra që shfrytëzohen në fasoneri e kudo.” – Shkruan Jani Marka, aktivist i Lëvizjes Për Universitetin
Reagimi
“Akti i Mirelës nuk ishte vetëm akti i dëshpëruar i studentes nga Fieri që nuk përballon dot tarifën e masterit, dhe Nikolla nuk është vetëm gruaja-mama-ministre. Prandaj mjaft me këto personalizimet bajate dhe sofizmat prehistorike “po s’fitove gjë”. Në vend të Mirelës dje mund të kish qenë cilido nga aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të larmishëm në shumë aspekte por të bashkuar në vullnete. Në vend të Nikollës, cilido nga hajdutët pa shtyllë kurrizore që na qeverisin.”
Redi Muçi, pedagog e aktivist i Lëvizjes Për Universitetin

Kliko per me shume info

2 comments

  1. Ikni or muter se e di une se kush jeni ju. Nga FRPD me urdher te Sali Berishes , kryekriminelit te Shqiperise paraqiteni sikur jeni Levizja per universitetin . Nuk ju plas b… Berishes per universitetet por ai ju angazhone juve per te krijuar trazira per te mos dale vet organizator Ti hani m… Edi Rames dhe te majtes ! Ne 2017 ata do fitojne me thell se ne 2013-en.

  2. kjo mirela duket si nene me 7 kalamaj, vetem si maturante nuk duket. Mu si lope malteze eshte. Mos e ka mare lulashi me qera per bere rremujat?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-korce

Krimi horror në Korçë, 41-vjeçari vret fëmijët për ”hakmarrje”

Vrasja tragjike në Korcë, ku 41-vjeçari Naum Toshi vrau dy fëmijët e ...