Lionel Messi trondit Barcelonën

Barcelona mposht 4-0 La Coruna-n, Messi rikthehet me golLionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi bombastik bëhet i ditur nga gazeta madrilene Marca sipas të cilës, ylli argjentinas ka refuzuar të zgjasë marrëveshjen aktuale me Barcën e cila skadon në verën e vitit 2018.

Dashuria e Messit për skuadrën katalanase as që mund të vihet në diskutim madje shpesheherë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në media ka deklaruar se bisedimet për rinovimin e kontratës së 5-herë fituesit të Topit të Artë janë në rrugë të mbarë. Por raportimet e fundit të gazetës Marca të bëjnë të dyshosh.

E përditshmja në fjalë bën me dije se Messi do të presë që t’i skadojë kontrata aktuale nga e cila përfiton 20 milionë Euro në sezon për të vendosur në vitin 2018 se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.Messi e ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën katalanase javën e dytë të Korrikut të këtij viti kur ai ishte me pushime në Ibiza së bashku me familjen e tij. Pas shumë mendimeve që kaluan në kokën e tij Messi mori vendimin për të mos e zgjatur marrëveshjen me blaugranat, dicka e pabueshme kjo nëse rezulton të jetë e vërtetë.

Manchester City i Pep Guardiolës qëndron në dritare edhe pse Messi e ka bërë shpesh të qartë se do të largohet një ditë nga Barcelona por do ta bëjë dicka të tillë vetëm për të mbyllur karrierën te skuadra e vendlindjes së tij Newells Old Boys. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Messit për cështjen e rinovimit të kontratës, por në gjithë këtë mes ka dicka që nuk shkon me Lionel Messin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...