Ky rrjet social do të mbyllet përfundimisht në Rusi, ja pse

linkedinRrjeti social “LinkedIn”, i fokusuar kryesisht në biznese, do të bllokohet në Rusi, pasi një gjykatë atje ka konstatuar se ai ka shkelur ligjin rus për ruajtjen e të dhënave.

Gjykata në Moskë hodhi poshtë ankesën e “LinkedIn” kundër vendimit. Sipas gjykatësve, “LinkedIn” ka shkelur një ligj, i cili kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë të ruhen në serverë brenda Rusisë.

Rasti është sjellë në gjykatë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i telekomunikimeve dhe mediave në Rusi. Ligji në fjalë është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik. /Rel/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Apple zbulon aplikacionet më të mira për vitin 2016

Gjiganti Apple ka prezantuar edhe për këtë viti “Best Apps of 2016”. ...