E bujshme! Lindra Morina: Ja burri që më ka propozuar martesë

Showbiz

linda-morinaÇështja e gjetjes së burrit për Linda Morinën, tashmë nuk është më një problem vetëm i saj, apo një çeshtje e cila i përket vetëm Lindës.

Të gjithë janë angazhuar në gjetjen e mashkullit të ëndrrave të Lindës, kur ajo deklaroi në Oktapod se do ta bënte njohjen live me kandidatët e interesuar në studion e Turjan Hyskës. Ofertat nuk kanë munguar, aq më tepër kur në “valle” u fut dhe Kallashi për ta bërë Lindën në një sex bomb.

Së fundi për Lindën kanë ardhur dhe dy oferta të reja. Pasi i thuri këngë mjeshtrit të arteve marciale dhe karatesë Enver Idrizit, ky i fundi i propozoi për martesë Lindës, raportojnë mediat kosovare. Por ajo që do ti linte të gjithë pa fjalë, ishte një status i Lindës në Facebook, ku deklaronte se Kingu Vali Corleone i kishte propozuar për martesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vali corleone me ka propozu martes ne per mes te facebokut si mendoni ju”, lajmëroi Linda në Facebook. Por duket se ishte thjeshtë një status rutinë i Morinës, që më pas u fshi menjëhëre prej saj. Presim se si do të shkojë procesi i përzgjedhjes së princit të kaltër për Linda Morinën.

ME TE LEXUARAT