Ligji i ri për bizneset, moslëshimi kuponit, gjobë 50 mijë lekë

UntitledNjë lajm i keq vjen së fundmi për bizneset. Mësohet se këta të fundit do të gjobiten me 50 mijë lekë në rast se nuk lëshojnë kuponin tatimor për qarkullimin e mallit ose shërbimeve, ndërsa për rastet kur nuk afishojnë çmimet, gjoba do të variojë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Kjo masë e re vjen si pasojë e ndryshimeve në ligjin “Për procedurat tatimore”, i cili hyn në fuqi në fund të muajit. “Çdo konstatim i përsëritur i moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve radhazi përveç aplikimit të dënimit, konsiderohet evazion tatimor. Kur lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, gjobitesh me gjobë, në masën 50.000 lekë”, thuhet në ndryshimet e fundit ligjore. Ndërsa, për rastet kur lëshon kupon tatimor/dëftesë tatimore ku është shënuar një vlerë e ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, gjobitesh me gjobë në masën 50.000 lekë. Rastet kur biznesi nuk afishon në një vend të dukshëm një poster që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor, si dhe të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, dënohen me gjobë në masën 50.000 lekë.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo ³ faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore. Ndërsa, për tatimpaguesit që kryejnë shkelje të përsëritur të moslëshimit të faturës, aplikohet dënimi me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar. Tatimpaguesi që nuk është i regjistruar për TVSH-në, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistrohet për TVSH-në. Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në dhe tatimin e thjeshtuar të fitimit, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, regjistrohet për tatimin mbi fitimin.
Mosafishimi i çmimeve të shitjes
Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë me 100.000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin dhe 50.000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Ministri i Financave përcakton me udhëzim rastet kur, për natyrën e aktivitetit, përmbushja e detyrimit për afishimin e çmimeve të shërbimeve nuk mund të ushtrohet.

Kontrolli
Njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpaguesit të paktën 30 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në njoftim, përveç kur kontrolli kryhet si rezultat i kërkesës së tatimpaguesit për rimbursim tatimor. Në rastin e kryerjes së vizitave fiskale, të cilat janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar saktësinë e deklaratave e të pagesave, si rregull vetëm për një periudhë të caktuar tatimore dhe vetëm për një lloj tatimi, njoftimi i vizitës fiskale i dërgohet tatimpaguesit të paktën 10 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të vizitës fiskale. Me njoftimin e kontrollit tatimor, tatimpaguesit i jepet mundësia të deklarojë çdo të dhënë për transaksione të padeklaruara, për të cilat nuk është paguar tatim. Ky deklarim kryhet në Drejtorinë Rajonale Tatimore, nëpërmjet një formulari-pyetësor që i vihet në dispozicion së bashku me njoftimin për kontroll, brenda 30 ditëve kalendarike, por përpara fillimit të kontrollit tatimor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pasagjerët e Rinasit nuk do të kontrollohen më në aeroportet tranzit

Shqiptarët së shpejti do të shpëtojnë nga kontrollet e vazhdueshme në udhëtimet ...