Ligji i mbetjeve, shoqeria civile takim me Meten në 11:00

Aktualitet

UntitledPas ligjit të mbjetjeve, protestat duket se herë pas here do të ngrihen. Një grup i lëvizjes së AKIP zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 11:00 duke i thënë jo importit të mbetjeve. Në këtë nismë, u bashkuan dhjetëra qytetarë, duke u bashkuar koncertit-protestë të organizuar mbrëmjen e së dielës. Aktivistët e shoqërisë civile dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Eda Zari dhe Elina Duni, kërkuan që të mos lejohet importi i mbetjve në Shqipëri pasi do të shkatërronte këtë vend.

Protesta u mbajt tek piramida në Tiranë kundër ligjit të kthyer për rishqyrtim nga presidenti Nishani për importin e mbetjeve.

ME TE LEXUARAT