Diskutim për Ligjet e ‘Drejtësisë’, Rama takim me Metën

1Ashtu siç edhe është bërë praktikë një ditë para seancën plenare, ku pritet të votohen ligjet e fundit, pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se takimi po mbahet në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë, pjesë e diskutimit të dy aleatëve mendohet se janë edhe çështje të tjera pikante të aktualitetit politik në vend, siç është kërkesa e Presidentit Bujar Nishani për të mbledhur Komisionin e Sigurisë Kombëtare sa i takon sitautës për kanabisin në vend, apo dhe oferta e PD për një krijimin e një koalicioni me LSI. Prej ditësh ka pasur deklarata dhe kundërpërgjigje për atë ç’ka kryeministri Rama e quajti ‘rimartesë PD-LSI’, ndërsa ai shtoi se çështja e pozicionimit i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ditën e nesërme pritet që të diskutohen në Kuvend dy ligjet e paketës për reformën në drejtësi, për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Duke qenë se këto janë dy ligje të rëndësishme që përcaktojnë funksionin e këtyre organeve, kalimi i tyre bëhet me 84 vota. Ndaj, deputeti Gramoz Ruçi, në emër të grupit të PS, u kërkoi publikisht deputetëve të mos mungojnë në seancën plenare./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama i përgjigjet protestave të të rinjve të FRPD: Lexoni PISA2015

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar ...