Basha: Lidhja e krimit me qeverinë po shkatërron procesin politik në Shqipëri

21
Kliko per me shume info

lulzim-basha2Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Zoti Basha i bëri një prezantim situatës së rënduar në vend me theks të veçantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon bërjen efektive të komisionit për reformën zgjedhore dhe që prej muajit Maj ka refuzuar platformën e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme, e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike, çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri theksoi kreu i opozitës.

Zgjedhjet e 2015-ës e më pas ato të Dibrës, treguan qartë se Edi Rama do të përdorë paratë e drogës dhe rrjetet kriminale për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do të blejë pushtet politik. Kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme, theksoi zoti Basha. Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë dhe arsyeja pse Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ambasadori Borchardt  garantoi zotin Basha se OSBE me ekspertët e saj do të angazhohet për të asistuar funskionimin sa me parë të komisionit të Reformës Zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here