Letra prekëse e vogëlushes për Clinton, ‘’Do të luftojmë ne për ty’’(Foto)

UntitledFitorja e Trump duket se është një ndër gjërat më të trishta për mijëra qytetarë të Amerikës. Të paktën kështu tregojnë ngjarjet më të fundit që kundërshtojnë idenë se Trump është presidenti i tyre. Ajo që ka lënduar dhe prekur mbarë përdoruesit e internetit, është letra e një vajze 10 vjeçe e cila është mërzitur shumë që idhulli i saj në politikë nuk fitoi. Bëhet fjalë për Kaia James, nga Orlando i Floridës.

 

“Kur e pash, Kaia po ndiqte fjalimin e Hillary-t dhe po qante, pasi frymëzimi i saj nuk kishte fituar. Hillary është heroina e saj, dhe Kaia do ta vesh gjithmonë bluzën e saj, edhe pse ajo nuk fitoi zgjedhjet”, rrëfehet nëna e vogëlushes për ‘Daily Mail’. Kështu, për të marrë një mesazh nga Hillary, Kaia ka vendosur që t’i drejtohet asaj me një letër, të cilën e publikoi më pas në YourTango.

“E nderuar Hillary Clinton,” fillon ajo. “Faleminderit që garove për mua dhe shumë gra dhe vajza të tjera.”. Kaia vazhdon të lavdërojë ish-Zonjën e Parë për të treguar se “vajzat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë” dhe se “meshkujt nuk janë më të fortë se gratë”. Më pas 10-vjeçarja tregon sesa shumë e njeh jetën e idhullit të saj, ndërsa shton se ndajnë bashkë të njëjtat ëndrra. “Unë mendoj se është e mrekullueshme që edhe ju kur ishit më moshën time, donit të bëheshit austronaute-ashtu si unë.” shkruan ajo. “Dhe kur NASA vendosi që gratë nuk mund të bëhen astronaute, ju nuk hoqët dorë dhe nuk u dorëzuat. Edhe pse ju nuk u bëtë austronaute, ju nuk hoqët kurrë dorë dhe bëtë gjera të pabesueshme”. Edhe pse Hillary humbi zgjedhjet, Kaia, thotë se ajo e ka frymëzuar atë edhe më shumë.

 

Kaia përfundon letrën duke deklaruar për Hillary-n se ajo “do të përfundojë atë që nisi” dhe se do të ndryshojë ëndrrën e saj nga dëshira për tu bërë një astronaut, në një udhëheqëse botëror. “Ju keni luftuar shumë për ne, ndaj tani është koha që ne të luftojmë për ju”, përfundon letra e vogëlushes.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

pucrra-tekuqe

Mos i anashkaloni këto shenjat që keni në trupi, ja nga se rrezikoheni

Anashkalimi i gjërave shumë të vogla në trup mund të rrezikojë jetën ...