Lëkundjet sizmike nuk ndalen, sërish tërmet 4.8 ballë në Itali

termeti-italiaNjë tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë, shkalla rihter, ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm provincën Macerata në Itali.

Instituti Kombëtar i Gjoefizikës dhe Vullkanologjisë në Itali bën me dije se tërmeti ka pasur një thellësi 8.4 kilometra.

Epiqendra është lokalizuar rreth 2 km larg zonës Pieve Torina. Për momentin nuk ja sinjalizime për lëkundje të reja apo situata emergjence.

Ky është tërmeti i katër i fuqishëm që trondit Italinë në vetëm një javë. Javën e kaluar Italia qendrore u godit nga tre tërmete të fuqishme, njëri nga të cilët kishte forcë 6,6 ballësh.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

matteo-renzi

Zbulohet plani i Matteo Renzi për t’u rikthyer sërish në pushtet

Mediat italiane raportojnë se Matteo Renzi po thur plane për rikthimin në ...