Lë gruan 48 orë pas martesës, pasi s’ishte e virgjër, familjarët: Merre, ose të vrasim!

divorc-pas-marteseTabutë e krijuara në shekuj e vështirë është të kalohen. Ndoshta për shumicën e shqiptarëve tingëllon çuditshëm po të dëgjojë për “Një plumb në pajën e vajzës”, apo për “çarçafë që vareshin në oborr” që të shihte gjithë lagjia se nusja e kësaj derë ishte e virgjër. Pikërisht tabuja e virgjërisë, duket se është ende prezente në Shqipëri.

Historia e një 36-vjeçari nga Burreli, që la bashkëshorten 48 orë pas martese, pasi pretendon që nuk e ka gjetur të virgjër, u tregua sot nga vetë ai në studion e Emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24”. Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht për këtë vendosi të martohej me mblesëri. Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.

Kthimi, cenimi i nderit të nuses ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij. Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre. “Jam një person shumë i vuajtur, Shqipërinë e di mirë si është kam lidhje nga të katër anët. Duke studiuar femrat jam larguar nga to. Prandaj vendosa për këtë formë. Kam pas lidhje me femra në të gjithë Shqipërinë, kam dalë, kam pirë kafe”, thotë ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Surrati..qenka familjar dhe me tradita..por ja lejoka vetes te kete pasur femra te tjera para saj..ndersa asaj nuk i lejohej..medioker..prano atehere dhe traditen e familjes se saj per te te kercenuar……Ekspert…hahahaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...