Shpërthimet e tritolit në Tiranë, autori erdhi nga Linza, numrat celularë u blenë në Laprakë

Aktualitet

tritoli-tahiriPersoni me maske qe vendos tritolin ne farmacine e Bashkim Tahirit ne Tirane ka zbritur me biciklete nga zona e Linzes prane QSUT ku vendosi lenden plasese.

Sipas prokurorise, numrat qe jane perdorur per te aktivizuar dhe shperthyer bombat në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pakot me tritol të hedhura në stacionin e autobusit tek “Muhamet Gjollesha” rreth 48 orë më parë në Tiranë  jane blere ne datat 31 janar dhe 2 shkurt ne nje zone periferike te Tiranes, ne Laprake.

Sipas prokurorisë, per blerjen e tyre jane perdorur emra fiktive, dhe per kete arsye policia ka pyetur te marten edhe perfaqesues te kompanive celulare se si ka ndodhur shitja e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi qe i ka aktivizuar ato ka qene i njejti me atë që shihet në fotot e publikuara nga policia, i cili sipas te dhenave te qelizes se celularit eshte nisur ne oret e para te mengjesit nga Linza, ku ka vendosur fillimisht bomben te farmacia dhe me pas ate prane stacionit te autobusit ne rrugen 'Muhamet Gjollesha'.

Me pas, personi eshte kthyer perseri ne Linze prej ku ka aktivizuar bombat permes te njejtit numer celulari. Bomba e pare ka shperthyer, ndersa e dyta per fat te mire jo.

ME TE LEXUARAT