Futbollisti përplas makinën 220 mijë euro: Kam edhe 3 të tjera, s’ka problem

Showbiz

lamborghini-leicesterFutbollisti i Leicester City-t në Angli, Jeff Schlupp shpëtoi për mrekulli nga një aksident automobilistik.

Ai u përplas me pemën ndërkohë që drejtonte mjetin e tij luksoz, një Lamborghini qe kushton 190 mijë paund.

Mbrojtësi 23-vjeçar i cili fitoi titullin kampion me skuadrën e tij vitin e kaluar, nuk mori asnjë gërvishtje nga ky aksident fatmirësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa udhëtonte për të shkuar në stërvitje, humbi kontrollin e makinës për shkak të motit të keq. Policeve qe shkuan ne vendin e aksidentit, me shaka Schlupp u tha: Mos u shqetësoni, kam edhe tre makina të tjera të shtrenjta si kjo.

Në garazhin e tij, lojtari i Leicester , ka një Range Rover Sport, një BMV i8, dhe një Mercedes sportiv.

ME TE LEXUARAT