Cmenduri, ja sa u shit në ankand Lamborghini i vitit 1971

lambo-vjeterGjithnjë të apasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.

Dy legjenda të rokut si Rod Stewart dhe bateristi i grupit U2, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show” të organizuar nga “Coys” në Londër në “Alexandra Palace” më 29 tetor.

Nga garazhi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971 e mrekullueshme, që u shit 909 000 sterlina, pak më shumë se 1,1 milionë euro, ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972 që i përkiste Adam Clayton theu rekordin historik të veturave të kësaj marke, duke kapur vlerën e 303 000 sterlinave, rreth 335 000 euro, shkruan ata.

Për të kompletuar këtë sukses të markave “made in Italy”, që pushtuan ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizenjuar nga “Scaglietti” që u shit për 374 000 sterlina, rreth 413 000 euro.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Kinezët prodhojnë kopjen e “Mercedes GLA”, si duket dhe cmimi

Shumëkush u habit pse Landwind u ndal së kopjuari Range Rover Evoque, ...