Më në fund! Lajme të mira për shëndetin e Michael Schumacher

shumakerMë në fund ka ardhur një lajm i mirë për Michael Schumacher.”Ai po shfaq shenja “inkurajuese” përmirësimi”- u shpreh ish –bosi i Mercedes, Ross Brawn.

Që nga dëmtimi nga aksidenti me ski në vitin 2013, 47 –vjeçari u vendos në koma të induktuar menjëherë dhe që atëherë gjendja e tij ka vazhduar të jetë e njëjtë.Ai u rikthye në shtëpinë e tij në Gjenevë në Shtator të 2014 –ës, ku qëndron aktualisht, nën kujdesin mjekësor.

Në Shtator të këtij viti, Felix Damm, avokati i Schumacher zbuloi në një gjykatë gjermane se ish–piloti nuk ishte në gjendje të ecte, por pa dhënë detaje të tjera.

“Ka shenja inkurajuese dhe të gjithë po lutemi që shëndeti i tij të përmirësohet. Ndaj është shumë e vështirë për mua të them më shumë dhe dua të respektoj privatësinë e familjes së tij”- tha shkurtimisht Ross Brawn pasi familjarët e Shumaker i kishin kërkuar që kjo gje të mbetej sekrete.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

armando-sadiku

Sulmuesi i kombëtares rikthehet pas tre muajsh tek goli

Pas tre muajsh larg te shenuarit, Armando Sadiku rikthehet tek goli në ...