Lajm i keq për qytetarët e Tiranës, fryhen papritur faturat e UKT, ja cili është shkaku

ukt-c1200x600Në mënyrë të papritur e të pa shpjegueshme në mënyrë të qartë, faturat e disa muajve për detyrimet e qytetarëve tek Ujësjellësi do të kenë një fryrje në vlerën që duhet paguar.
Prej janarit 2016, në faturën e ujit, qytetarët e Tiranës paguajnë së bashku me konsumin edhe “taksën mbi ndërtesën”, e cila është 100 lekë për çdo muaj.
Gjatë muajve Shkurt, Mars dhe Prill, për një pjesë të konsumatorëve, kjo taksë nuk është përfshirë në faturat respektive.
Kështu, që vetëm për muajt Tetor dhe Nëntor, në faturën e ujit për një pjesë të konsumatorëve do të ketë një vlerë të shtuar prej 150 lekësh, e cila nuk presupozon një tarifë të re apo rritje e taksës aktuale, por thjesht vjelje e tarifës së prapambetur.
Ndërkaq, në muajin Dhjetor, përveç muajit aktual do të tarifohet dhe vlera e prapambetur e muajit Janar 2016, prej 100 Lekësh.

Gjatë muajit janar 2017, situata do të kthehet normale për të gjithë konsumatorët, ku do të kenë të njëjtat zëra dhe tarifa si detyrim për tu paguar.

Çdo intepretim tjetër që është bërë apo mund të bëhet në lidhje me këtë është spekulim keqdashës që nuk i përgjigjet së vërtetës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...