Lajm i keq, KE propozon kontroll të shtuar në zonën Schengen

Kliko per me shume info

shengenKomisioni Evropian ka propozuar kontroll të shtuar për çdokend që hynë në zonën e lëvizjes së lirë Schengen të Bashkimit Evropian, nga vendi i tretë, edhe nëse shtetasit e këtij vendi kanë të drejtë për lëvizje të lirë.

Ky plan i paraqitur sot në Bruksel, është i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara, që kërkon që njerëzit të paguajnë një çmim dhe ta plotësojnë formularin, duke dhënë detaje për vetveten, para se tu lejohet hyrja.

Kliko per me shume info

Çmimi i pagesës së hyrjes do të jetë 5 euro, ndërsa profili i njerëzve do të mbetet në sistem aq kohë sa pasaporta e tyre është valide.

Komisioni Evropian pret që 97% e atyre që i nënshtrohen kontrollit shtesë, do të lejohen të hyjnë pa probleme.

Shtetasit e të gjitha vendeve që u është mundësuar regjimi i lëvizjes së lirë do të aplikojnë kur të udhëtojnë në BE.

Këtu përfshihen shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, pastaj mund të zbatohet edhe për Ukrianën dhe Gjeorgjinë, të cilat aktualisht janë në procesin e përfitimit të statusit të lëvizjes së lirë pa viza.

Vendet e BE-së, jashtë zonës Schengen, siç janë Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Rumania dhe Bitania, janë të përjashtuara nga sistemi i ri.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian pritet ta miratojnë këtë propozim, i cili do të zbatohej prej vitit 2020.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here