Lajm i keq për bankat, pasuritë e bllokuara nga kreditë mbeten pa u shitur

banka-shqiperiseMë datë 1 dhjetor, hyn në fuqi rregullorja e ndryshuar e Bankës së Shqipërisë “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, e cila do të kërkojë nga bankat, llogaritjen e provigjioneve për pasuritë që janë marrë në pronësi pasi nuk janë shitur dot në ankandet ligjore, për ekzekutimin e kolateralit.

Kjo do të rrisë ndjeshëm shpenzimet e bankave dhe pritet të ketë efekt të konsiderueshëm në uljen e fitimeve të tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2015, vlera e pasurive të paluajtshme në bilancet e bankave ishte rreth 22 miliardë lekë.

Rregullorja e ndryshuar e Bankës së Shqipërisë ju lejon bankave t’i mbajnë pasuritë e përfituara nga procesi i ekzekutimit në bilance deri në shtatë vjet, por duke llogaritur fonde rezervë mbështetur në vlerën kontabël të këtyre pasurive.

Për pasuritë e paluajtshme, vlera e provigjioneve fillon nga 5% në vitin e parë deri në 100% në vitin e shtatë të mbajtes së tyre në bilanc. Për pasuritë e luajtshme, kërkohet provigjionim në masën 100%, në rastet kur bankat nuk mund t’i shesin këto pasuri brenda një viti nga data e përftimit të tyre.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rruga-kombit

Rruga e Kombit, kalimi do bëhet me pagesë brenda 60 ditëve

Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 ...