Ky ishte dënimi i gjykatës për vrasësin e deputetes britanike

Bota

deputetja-britanikeThomas Mair është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi është gjetur fajtor për vrasjen e deputetes britanike, Jo Cox.

Mair, 53 vjeç, ka qëlluar dhe therur për vdekje nënën e dy fëmijëve në Birstall, më 16 qershor, një javë para referendumit të Britanisë për BE-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mair ka brohoritur “Britania në vend të parë” gjatë sulmit, por gjykatësi ka thënë se “patriote” e vërtetë ka qenë Cox dhe jo Mair.

Prokurorët kanë thënë se Mair është motivuar nga urrejtja dhe se krimi “nuk ka qenë asgjë më pak se akt i terrorizmit”.

Prej vitit 1990, Cox ka qenë deputetja e parë britanike në detyrë që është vrarë. Para 26 vjetësh është vrarë Ian Gow nga grupet terroriste të Irlandës Veriore.

ME TE LEXUARAT