Kuvendi miraton me 87 vota, “organet e qeverisjes së gjyqësorit”, opozita braktis seancën

opozita-rretho-kuvendinKuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 87 votat e maxhorancës pr/ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ky është dhe ligji i fundit, i mbartur për votim nga seancat e kaluara, pjesë e paketës prej 7 ligjesh që i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi.

Opozita u shpreh kundër votimit sot të këtij pr/ligji, pasi sipas saj, amendamentet e paraqitura për të, janë në kundershtim me rregulloren e Kuvendit.

“Janë paraqitur 104 amendamente në shkelje të rregullores. Ne duam që shqyrtimi i tyre të bëhet sipas rregullores, duke kaluar më parë nga komisioni i posacëm i reformës në drejtësi”, u shpreh deputeti i PD-së, Oerd Byklykbashi.

Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posacëm, tha se amendamentet jane punuar nga ekspertet e EURALIU-s DHE OPDAT, por Byklykbashi ka munguar ne mbledhje me vetëdije.

Ligji i miratuar përcakton parimet dhe rregullat e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Seanca e sotme miratoi me 88 vota disa ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, dhe po ashtu ndryshimet në ligjin “Për Procedurat Tatimore”, kaluan me 88 vota.

Dy pr/ligjet e mbartura nga seanca parardhëse, pjese e paketes se ligjit “per falimentin”, ndryshimet në Kodin Civil dhe ato në Kodin e Procedurës Civile u miratuan respektivisht, me 87 dhe 88 vota.

Kuvendi miraton rezolutën që dënon krimet e komunizmit kundër klerikëve

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbremjen e sotme dhe rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, që dënon krimet e komunizmit ndaj klerikëve. Rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Kuvendi e miraton këtë dokument dy ditë para Lumturimit nga Vatikani të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar.
Rezoluta dënon fuqimisht regjimin totalitar komunist dhe krimet e kryera ndaj klerikëve shqiptarë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...