Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e ligjit për Vettingun

1
Kliko per me shume info

kushtetuesjaGjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e ligjit të Vettingut duke rrëzuar kërkesën e paraqitur në emër të Kuvendit nga Pandeli Majko për heqjen e tij, ndërkohë që ka nisur shqyrtimin në themel të kërkesës së Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e këtij ligji.

Opozita dhe gjyqtarët pretendojnë në ankimim se ligji shkel Kushtetutën. Gjatë kërkesës për heqjen e pezullimit, Pandeli Majko tha se “ende nuk është mësuar arsyeja se përse ligji është pezulluar”.

“Të hiqet pezullimi i ligjit të Vettingut sepse edhe sot ne nuk dimë arsyet se përse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar atë”, deklaroi Majko.

Unioni i Gjyqtarëve kërkoi ruajtjen e pezullimit duke deklaruar se ligji “rrezikon vendin e punës për shumë gjyqtarë dhe prokurorë”.

I pranishëm në sallë, veç përfaqësuesve të opozitës dhe Unionit të Gjyqtarëve si palë të interesuara, ishte edhe Ambasadori Amerikan, Donald Lu.

Seanca nuk është vendimarrëse, sepse vendimi pritet pas 10 dhjetorit, kur Komisioni i Venecias të publikojë opinionin e vet për standardet e ligjit që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në tryezën e gjykatësve janë dy kërkesa për ta shpallur ligjin antikushtetues, ajo e Partisë Demokratike dhe kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve.

 

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here