Kontroll policor në banesë, 48-vjecarit i gjejnë armë, drogë e gjëra të vjedhura

kurbinGjatë kontrollit në banesën e një 48-vjeçari, policia e Kurbinit ka sekuestruar 11.5 kilogramë lëndë narkotike.

Policia ka njoftuar se ka gjetur edhe disa materiale shtëpiake të cilat janë denoncuar të vjedhura me datë 31.10.2016 në banesën e shtetasit me inicialet A. T., në Gjorem, Kurbin.

Gjithashtu në banesë u sekuestruan dhe 544 fishekë model 56 me 54 krehër fishekësh. Bëhet e ditur se materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Vjedhje”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërcënoi drejtoreshën e konvikteve, nis hetimi për 18-vjeçarin në Tiranë

Një 18-vjeçar nga Tirana ka kërcënuar drejtoreshën e konvikteve të shkollave të ...