Kuqezinjtë janë gati: Fitojmë ndeshjen me Izraelin

gjimshitiKuqezinjtë protagonistë në futbollin italian zbarkuan në aeroportin “Nenë Tereza” në Rinas, për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin. Nga Etrit Berisha te Veseli, Memushaj e Berat Dimsiti, kuqezinjtë që luajnë në Itali besojnë te fitorja përballë Izraelit.

Etrit Berisha-“Eshtë një mundësi e mirë për ne, po kalojmë një formë të mirë dhe kemi mundësi të bëjmë rezultat. Ata kanë një ekip shumë të mirë, cilësor dhe mjaft sulmues. Do të bëjmë maksimumin për të synuar fitoren, tre pikët janë të rëndësishme për ne. A do të preferoja ta mbaja portën të paprekur edhe me Kombëtaren? E rëndësishme është që skuadra të fitojë, qoftë edhe me shifrat 2-1.

Berat Gjimshiti -“Me Izraelin është një ndeshje e vështirë, pasi është një kundërshtar i fort. Do të japim maksimumin dhe është normale që ndaj izraelitëve do të kërkojmë vetëm fitoren. A është barazimi i pranushëm? Do të luajmë për fitore, jo për barazim.”

Ledian Memushaj -“Ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem, dëmtimi i pësuar ndaj Milanit është diçka e vogël. Me Izraelin është e vështirë, por do të bëjmë maksimumin për të fituar. Gjithsesi, në një sfidë të tillë e rëndësishme është të mos humbasim.”

Frederik Veseli -“Shpresoj që tani ti kem bindur të dy trajnerët, si atë te Empoli, ashtu edhe De Biasin. E kam ndihmuar skuadrën time për aq sa kam qenë në fushë. Me Izraelin do të kërkojmë fitoren përballë një rivali direkt, që ka po aq pikë sa ne. Me një sukses mund të ngjitemi edhe në vendin e dytë, gjithmonë nëse Italia bën një hap fals. Pak rëndësi ka nëse unë luaj apo jo me Kombëtaren, e rëndësishme ëhstë suksesi i ekipit.ssport

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

jurgen-gjasula

Futbollisti shqiptar akuzon kombëtaren: ‘’Lojtarët thirren sipas interesit”

“Në Kombëtaren shqiptare thirren lojtarë sipas interesit” mësohet të ketë thënë Jurgen ...