Kultivonin kanabis, konflikt me armë për kontrollin e zonave në fshatin Frashër

Aktualitet

kanabis-tepeleneNjë përplasje me armë zjarri është verifikuar paraditen e së martës në fshatin Frashër të Përmetit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, i plagosuri është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet që konflikti i armatosur të ketë ndodhur për kontrollin e zonave të kultivimit të kanabisit.

I plagosuri që është dërguar drejt Tiranës është identifikuar si shtetasi Gazmir Ibro, shtojnë më tej burimet.

ME TE LEXUARAT